Në fillim të kësaj jave Amal dhe George Clooney ishin të ftuarit special në pallatin Buckingham në një darkë të organizuar nga Princ Charles. Së fundmi është zbuluar se Princi Charles dhe Amal po bashkëpunojnë në lidhje me një çmim të ri për organizatën dhe do të mbajë emrin e 41-vjeçares.
Ajo është shprehur se ndihet e privilegjuar të marrë pjesë në një projekt të tillë që mbështet vajzat e reja në të gjithë botën.Çmimi ‘Amal Clooney’ do të vlerësojë punën e vajzave, të cilat kanë arritur të bëjnë një ndryshim në komunitet. Amal do të jetë ajo që do të zgjedhë personin që do të meritojë këtë çmim në vitin 2020.