Familja Kardashian-Jenner arrin gjithmonë të duket perfekte në trendet më të fundit të modës. Së fundmi ato kanë shkëlqyer edhe në trendin e lëkurës së gjarprit.
Khloe dhe Kim janë parë ditën e djeshme të veshura me këtë stil, duke darkuar në Santa Monica në Kaliforni.Në po të njëjtën natë, por në anën tjetër të shtetit, Kendall Jenner veshi po të njëjtin model në hapjen e madhe të hotelit ‘The Times Square Edition’.
Si çdo herë tjetër, familja e famshme di si të tërheqë vëmendjen e të gjithë ndjekësve të tyre, duke bërë ‘xing’ me të njëjtin model veshjeje.