Familja Kardashian do të përjashtojë një prej vajzave nga seriali?

Showbiz

kardashian
Në familjen Kardashian, prej kohësh Kourtney dhe motrat e saj kanë patur përplasje dhe probleme përsa i përket angazhimit të saj në reality show-n. Prej vitesh tashmë, duket se prioriteti i Kourtney-t, nuk është aspak përkushtimi tek ky reality, apo qoftë edhe punët e tjera që vajzat e familjes bëjnë së bashku në bizneset e tyre private. E nëse e keni vënë re, në fakt, Kourtney është vajza me më pak iniciativë për të krijuar një biznes, apo për të ngritur pasurinë e saj.

kardashianss

Kjo gjë, po i bezdis familjarët e saj gjithmonë e më tepër, madje flitet se po merret në konsideratë që Kourtney të mos shfaqet më fare në reality-n e familjes. Mungesa e seriozitetit të 39 vjeçares në punë, ka shkaktuar mjaft probleme për familjen Kardashian. Megjithatë, vendimi përfundimtar, do të mësohet me fillimin e sezonit të ri, ku me shumë mundësi, klani Kardashian nuk do të jetë më i plotë.

kourtney