Familja e tij ka pasuri marramendëse, por vëllai i Kim Kardashian varfërohet dita-ditës!

Showbiz

kardashian shqip
Pasuria e vajzave të familjes Kardashian-Jenner është marramendëse dhe duket sikur shtohet dita-ditës, por e kundërta po ndodh me vëllain e tyre, Rob. Reality show “Kepping Up With The Kardashians” siguron fitime të shumta për të gjithë pjestarët e familjes, por Rob është shkëputur që prej ndarjes nga nëna e vajzës së tij, Black Chyna. Ai është shprehur më parë se nuk ka aspak dëshirë të jetë pjesë e reality show-t, pasi dëshiron të mbrojë privatësinë e tij dhe të rikuperohet nga dëmi emocional që i është shkaktuar kohët e fundit.

 640 0 5beb33c76c175

Rob paguhej 50 mijë dollarë për çdo episod që shfaqej, ndërsa paguan 20 mijë dollarë në muaj për të bijën, e cila qëndron me të ëmën. Për shkak të uljes së fitimeve të tij, ai i është drejtuar gjykatës për të ulur kuotën mujore që paguan për vajzën e tij Dream, pasi nuk mund ta përballojë dot më. Ai ka kërkuar që Chyna t`i paguajë atij një kuotë mujore, pasi që kur u lidh me të fitimet e saj janë shtuar ndjeshëm. Chyna e ka refuzuar këtë kërkesë dhe se çfarë do të vendosë gjykata mbetet për t`u parë.