“Faleminderit për të gjitha mam”; Mesazhi i Xhesika Polo-s për të ëmën

Showbiz

Pak ditë më parë, Xhesika Polo humbi të ëmën. Ajo i dedikoi disa fjalë plot emocion të ëmës së saj duke e falenderuar për gjithcka.

“Mam, jeton në zemrat dhe në mendjet tona përjetë! Je femra më e bukur dhe më e fortë që kam njohur në jetë! Faleminderit që na rrite kaq mirë mua dhe Markon mam. Faleminderit që më mësove ta dua veten dhe të tjerët, që më trashëgove forcën për të përballuar çdo vështirësi! Faleminderit që më rrite të bëhesha një femër e fortë dhe e pavarur. Faleminderit për të gjitha mam! Të dua në pafundësi! Unë buzëqesh sepse ti nuk doje të shihje asnjëherë lot në sytë e mi!”