Fahryie Evcen rrëfen jetën si nënë e dy fëmijëve / “Përvoja nuk lehtëson situatën, thjesht mësohesh me të”

Showbiz

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë nga koha kur aktorja e njohur Fahrije Evçen solli në jetë djalin e saj të dytë, të cilin e quajtën Kerem, ditët e fundit, është vendosur në fokusin e kamerave. Duket se ajo nuk e ka lënë pasdore djalin e saj të madh i cili është afërsisht 3 vjeç e gjysmë.

Aktorja i ka treguar atij ‘botën e dinozaurve’, duke u shprehur se kjo ishte dicka që e ndihmonte në eksplorimin e botës së kafshëve dhe shtimin e kuriozitetit. Por ajo që ishte me më shumë rëndësi, të mos ndihej xheloz apo i lënë jashtë vëmendjes së prindërve pas ardhjes në familje të vëllait të vogël.

 

Evçen tregoi se gjithçka po shkonte mirë dhe në familjen e tyre mbizotëronte lumturia, e cila dilte mbi netët pa gjumë, dhe lodhjen. “Përvoja, nuk e lehtëson situatën kur një fëmijë i dytë i shtohet familjes, kjo vetëm ndihmon të mësohesh më shpejtë me të”, u shpreh ajo në deklaratën e saj në të cilën ndau detaje nga përvoja si nënë e dy fëmijve të vegjël.