Fahriye Evcen tregon momentet e vështira pas lindjes…

Showbiz

Aktorja e mirënjohur turke, Fahriye Evcen, të cilën të gjithë e njohim nga seriali “Trumcaku” i cili është transmetuar në platformën Tring. Fahriye ka folur më gjerësisht për veten në intervistën e saj të fundit.

Periudhën e shtatëzanisë aktorja e kaloi në Gjermani duke u shkëputur nga çdo projekt dhe duke shijuar në të gjithë kuptimin e fjalës ardhjen në jetë të djalit të saj.
Tregoi se ka qenë shumë e ndjeshme gjatë asaj periudhe dhe qante kur mendonte që të gjithë të sapo lindurit nuk rriten në të njejtat kushte, pork a fëmijë që përjetojnë vështirësi dhe uri që nga dita që lindin!

Por, muajt kanë kaluar dhe tashmë është koha që vetë Fahriye ti kthehet aktrimit apo bashkëpunimeve me brand-e të ndryshme. Këtë e ka konfirmuar edhe vetë aktorja në intervistën e saj të fundit ku konfirmon se ka disa bashkëpunime për të cilat është në punë e sipër