Fahriye Evcen dhe Burak Ozcivit do të martohen më 29 Qershor. Dasma e tyre është një nga më të shumëpriturat në Turqi duke qenë se të dy janë aktorë shumë të pëlqyer. Gazetarët janë kudo ku ata ndodhen për të marrë sa më shumë informacione.
Ditën e djeshme Burak dhe Fahriye janë parë të dalin nga agjensia e cila po kujdeset për dasmën e tyre.
“A e pëlqen Burak fustanin tuaj, si i duket atij?” – kanë pyetur gazetarët
“Jo këtë s’mund t’ja tregoj” – ka thënë nusja e ardhshme, -“sjell fat të keq para dasme.”
Me sa duket siç do të jetë surprizë për ne, ashtu do të jetë edhe për Burak fustani i Evcen në ditën e saj të madhe.