Fahriye Evcen e cila ka shumë kohë që nuk është shfaqur në ekran dha një lajm jo shumë të mirë për fansat e saj. Evcen ka refuzuar rolet që i janë ofruar dhe po përpiqet të qëndrojë larg tyre për shkak të situatës në të cilën ndodhemi.
Fahrie u shpreh që në këtë periudhë pandemie do të qëndronte pranë djalit dhe të kalonte kohë me të pasi nuk mund t’ia besonte atë një dadoje.
Aktorja dukej sikur do të fillonte xhirimet dhe të bëhej sërisht aktive në televizion por mesa duket ndryshoi mendje. Ajo mund të marri në konsideratë projekte vetëm nëse janë në favor të saj dhe pranohen kushtet që aktorja ka.