Fahriye Evcen i rikthehet punës: Ja projekti i saj i ri!

Showbiz

Aktorja e njohur u bë nënë për herë të parë në 13 prill të këtij viti. Fahriye, pavarësisht se ka marrë një periudhë pauze për t’u kujdesur për djalin e saj Karan, duket se nuk i ka rezistuar dot ofertës tunduese që ka marrë.

Aktorja është bërë imazhi i një kompanie kozmetike, konkretisht për të reklamuar qerpikët e tyre fallco. Me një postim në Instagram, Fahriye ka treguar bashkëpunimin e saj të ri dhe entuziasmin që ka për të. Duke parë shifrën e majme (plot 1 milion paun) që aktorja do të marrë për të qenë imazhi i kësaj kompanie, le të themi që entuziasmi është mëse i justifikuar.