Aktorja e njohur Fahriye Evcen ka festuar 38 vjetorin rrethuar nga dashuria e familjes së saj. Torta me miniaturat e Burak Özçivit të Evcenit dhe fëmijëve të tij u bënë një trend në rrjetet sociale. Çifti i aktorëve të famshëm tërhoqi vëmendjen me pozat e lumtura familjare dhe treguan edhe një herë se sa e rëndësishme është familja për ta dhe që kurrë nuk e lënë atë pas dore për shkak të karrierës artistike.
Për Evcen e cila kujtohet ende pas shumë kohësh me personazhin e Feridesë duket se mosha është thjesht një numër, një shprehje klishe por që duke parë imazhin e aktores vihet re se është e vërtetë.
Nga ana e saj aktorja ka falënderuar familjarët dhe miqtë: “JU DUA TË GJITHËVE”: . Për të gjithë miqtë e mi, dhe familjen time shumë të madhe, ju falënderoj të gjithëve për urimet tuaja të bukura. Ishte një nga ditëlindjet më domethënëse të jetës sime”