Fahriye Evcen së bashku me bashkëshortin e saj aktorin Burak Özçivit u panë në Bebek. Çifti po darkonte nën shoqërinë e njeri-tjetrit. Ata tërhoqën vëmendje me makinën e tyre luksoze dhe me humorin e tyre të mirë ju përgjigjën pyetjeve të gazetarëve.
Fahriye dhe Burak sapo janë kthyer nga pushimet e tyre në Bodrum ku kaluan kohë dhe pushuan me familjarët e tyre.
Fahrie foli për djalin e tyre dhe rrëfeu që amësia është një ndjenjë shumë e veçantë. Sigurisht që ishte e lodhshme në fillim por mësohesh dhe fillon ta shijosh. Evcen gjithashtu komplimentoi dhe bashkëshortin e saj që e ka suportuar në çdo moment duke thënë që Burak është një baba shumë i mirë.