“Fahriye është e bukur në çdo lloj mënyrë!”. Deklarata e Burak Ozçivit i emocionoi të gjithë…

Showbiz

Burak Ozçivit dhe Fahriye Evcen prej 4 muajsh janë bërë prindër. Lindja e të birit është shoqëruar me disa kilogramë më tepër për Fahiyen, por fundja kjo është një gjë normale për nënat e reja. Duke qenë personazh publik, një ndryshim i tillë nuk kalon kurrësesi pa u vënë re…


Fotot ku Fahriye dhe Burak ishin në aeroport e bën Instagramin “të ziejë” nga komentet për peshën e aktores. Shumë yje të kinematografisë turke kanë bërë publikime duke mbrojtur dhe komplimentuar Fahriyen, por të gjithë donin të dinin reagimin e Burak lidhur me këtë. Nuk vonoi shumë dhe i pyetur nga gazetarët për “shndërrimin” e bashkëshortes së tij, Ozçivit u shpreh:

“Nuk kam shumë për të thënë sepse është një detaj i parëndësishëm. Ajo është një nënë e mrekullueshme dhe për mua është e bukur në çdo lloj mënyre dhe forme!”
Një deklaratë kaq emocionuese do ta ëndërronte çdo femër nga bashkëshorti i saj….