Fahriye Evecen dhe Burak Ozcivit janë ndoshta një prej çifteve më të përfolur turq. U shkëputën nga çdo projekt profesional gjatë periudhës së shtatëzanisë së Fahriyes për tiu dedikuar plotësisht bebit që do të vinte në jetë. Tashmë djali i tyre lindi dhe është vetëm 4 muajsh, por duket se kjo gjë nuk ka rëndësi për çiftin. Ata edhe pse bebja është ende i vogël kanë vendosur universitetin që ai do të ndjekë.
Bëhet fjalë për një universitet gjerman të cilit çifti ia vuri syrin që nga periudha e shtatëzanisë të cilën e kaluan në Gjermani. Ai është një universitet turk në zemër të shtetit gjerman. Fahriye e ka thënë dhe më parë se edukimi është tepër i rëndësishëm dhe do zgjedhi më të mirin për djalin e saj…
