Fahriye dhe Burak deklarata nga Gjermania për fansat…

Showbiz

burakdaaa

Siç edhe e dimë tashmë Fahriye është në pritje të ëmbël dhe kanë kaluar plot 5 muaj . Ajo së bashku me bashkëshortin e saj Burak, kanë vendosur që të bëjnë një pauzë në karrierë dhe këtë periudhë ti dedikohen tërësisht bebes që do vijë së shpejti në jetë. Ata u shkëputën nga Turqia duke u zhvendosur përkohësisht në Gjermani ku herë pas here publikonin edhe foto me mbishkrime romanike.

resim 145131SX

Por, lidhja me Turqinë mbetet gjithsesi e fortë sepse çifti aty ka ndërtuar jetën dhe karrierën për vite me rradhë. Së fundmi ata janë kthyer në Stamboll ku edhe janë fotografuar e komentuar në media. Duke qenë se ata vetë janë shkëputur dhe nuk duan të japin deklarata publike, ndodh që portalet të shpikin lajme nga më të ndryshmet. Në një lajm të fundit shkruhej se Fahriye ishte ankuar se për 10 ditë kishte fituar 5 kilogram. Çiftin mesa duket e ka shqetësuar fakti që mediat vazhdojnë të shkruajnë dhe aq më tepër të shpikin për ta, ndaj kanë vendosur ta mohojnë këtë lajm që ka qarkulluar. Ata janë shumë mirë dhe duke e shijuar në maksimum këtë periudhë të jetës së tyre, ka thënë Burak.