Burak Ozçivit së shpejti do të jetë protagonist i një projekti të ri kinematografik. Në këtë periudhë ai ka bërë një pauzë të vogël ku i është dedikuar tërësisht shtatëzanisë së gruas së tij, Fahriyes. Ajo është në muajin e 6 të shtatëzanisë dhe duket se gjithashtu është tepër e përkushtuar tek bebja që do vijë së shpejti në jetë. Ky përkushtim nuk ka ndikuar aspak që ajo të neglizhojë Burak. Ai kishte ditelindjen dhe Fahriye i bleu atij një orë që kushtonte plot 8 mijë euro! Një orë e tillë duhet ta ketë befasuar vërtetë Burakun…