Ai është “Mbreti i paparacëve” apo personi prej të cilin Belen Rodriguez morri famë të menjëhershme, pas publikimit të disa videove prej Coronës. Ditën e sotme, ai është liruar nga burgu, duke pranuar të zbatojë disa masa të vëna nga gjykata.
Çdo ditë, Fabrizio duhet t’i nënshtrohet terapive për detoksifikimin nga kokaina. Ai nuk duhet të përdorë rrjete sociale, nuk duhet të komunikojë me mediat dhe nuk duhet të largohet nga Lombardia. E fejuara e tij Silvia Provvedi, ka treguar se shpresonte që ai të lirohej por nuk e priste që kjo dëshirë të realizohej. Corona u arrestua në tetor të viti 2017, nën akuzën e evazionit fiskal dhe shantazhimin e personazheve të njohur me fotografi kompromentuese të shkrepura prej tij.