Ezgi Mola, një nga emrat më të suksesshëm aktualisht, gjatë një interviste të fundit është shprehur lidhur me mësimet e fituara nga gabimet gjatë një lidhjeje dashurie! Për dashurinë dhe perspektivën e saj ajo shprehu mendimin se një nga mësimet e nxjerra gjatë një lidhje dashurie, ishte të mashtroje dikë për të mos e lënduar, përbënte një gabim të pakthyeshëm, pasi ndërkohë që koha më personin kalon, humbet ndershmëria me veten”…! Duke qenë se aktorja gjatë javëve të fundit, së bashku me Merve Dizdar, Serenay Sarıkaya dhe emra të tjerë të njohur, ishin pranë publikut me shfaqjen e rivendosur në skenë, muzikalin “Liza në botën e çudirave”, ajo ka folur edhe për shkëlqimin e saj momental…Historia e Safijes, personazhit të interpretuar nga aktorja në serialin e vendosur ndërkombëtarisht në qendër të suksesit “Apartamenti i Pafajësisë”, ka mbërthyer mijëra shikues para ekranit, me historinë aspak të zakontë të dashurisë. Ndërkohë, në jetën reale vetë aktorja ndan ndjenjat me biznesmenin Mustafa Aksakali prej më shumë se tre vitesh dhe jetojnë një lidhje të lumtur, të qetë e larg zhurmës mediatike.