Ezgi Mola rrëfehet për fëmijërinë e saj: “Nuk ishte aspak e lehtë! Dua që djalit tim të mos i mungoj asgjë”!

Showbiz

Aktorja e njohur Ezgi Mola, e cila portretizoi personazhin e Safijes në serialin i cili nuk mund të harrohet lehtë “Apartamenti i Pafajësisë”, së fundmi ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, kujtime dhe emocione gjatë një ‘udhëtimi nostalgjik’ përmes fotosh, duke u kthyer pas në kohë dhe duke mbrritur deri te fëmijëria e saj e hershme. Mola foli hapur për vështirësitë e hasura në familjen e saj në kohë kur ishte ende një fëmijë.

Aktorja e cila është nënë  e një  djali të vogël të cilin e quajti Xhan publikon herë pas here foto të tyre së bashku dhe këtë herë ajo ka bërë një krahasim mes saj dhe vogëlushit: “Xhan peshonte 8-9 kilogramë kur ai ishte 7 muajsh, kurse unë peshoja 14 kilogramë kur isha 8 muajshe”.

Po ashtu aktorja së fundmi shte e ftuar në një podcasttë njohur në  vendin e saj, në të cilin është pyetur rreth familjes dhe fëmijërisë së saj.  Duke u kthyer pas në kohë, ajo ka bërë këtë deklaratë befasuese: “Jam rritur në një familje me dinamika të forta! Nëna dhe babai im kishin kontradita të shpeshta pavarësisht dashurisë për njëri-tjetrin. Dua të them se nuk kam pasur një fëmijëri të qetë. Ata na kanë dashur gjithmonë shumë, por problemet e tyre shpesh i shoqërojnë ende mendimet dhe kujtimet e mia! Fëmijëria ime nuk kqa qenë  e lehtë por unë dua t’i ofroj djalit tim atë çka më ka munguar mua; mbrëmjet e qeta në një familje e cila të rrethon me dashuri dhe paqe”!

Duke iu referuar ndjenjave dhe përkujdesit ndaj të birit, ajo me krenari, duke qeshur citoi një frazë që miqtë e saj e përmendnin shpesh:Ata më thonë: Sa mirë që je nëna e një djali, burrat e së ardhmes kanë nevojë të rriten dhe edukohen nga nëna të tilla“.