Ezgi Mola e ka filluar këtë vit duke ndarë me publikun dëshirat dhe pritshmëritë e saj nga 2023! Aktorja e cila i dha jetë Safijes së paharrueshme, në serialin “Apartamenti i Pafajësisë”, i cili rezultoi ndër më të ndjekurit në Tring për vitin 2022, u shpreh se mjaftonte që ky vit të ishte i qetë,dhe pa ngjarje.
Lidhur me një ofertë të re dhe me një rol të caktuar, Mola tregoi se çfarë ishte më e rëndësishme për të:“Mjafton të ndihem mirë me veten, brenda rolit tim! Ajo ndau gjithashtu lajmin e mirë se ky vit e kishte gjetur të angazhuar me një projekt të ri, i cili pritej t’i prezantohej publikut në platformë digjitale. Aktorja e famshme tregoi se xhirimet sapo kishin filluar dhe ditët e para të janarit ishin tepër të ngarkuara për të.
Teksa po largohej pas intervistës, edhe një herë u shfaq dashuria e aktores ndaj kafshëve, teksa ajo përkëdheli qenin që ndodhej aty pranë. Kujtojmë se vitin 2022, ajo e mbylli me trishtim për humbjen e qenit të saj, një humbje e përsëritur në kohë të shkurtër për aktoren e cila gjithmonë është vlerësuar për ndjeshmërinë e madhe dhe dashurinë që ushqen ndaj kafshëve.