Ezgi Mola, të cilën e takojmë çdo mbrëmje si personazhi i Safijes në “Apartamenti i pafajësisë“, ditët e fundit është ndodhur para kërkesës së gazetarëve lidhur me një koment, të cilin aktorja e ka gjykuar të pavend. Ajo i ka qëndruar larg polemikave lidhur me fjalët e koleges Hylja Avsar, e cila në një intervistë të kohëve të fundit, referuar situatës së vështirë ekonomike u shpreh se nëse do të ishte e nevojshme ‘Do të ushqehej vetëm me simite’. Kjo shprehje e artistes Avsar u vendos në shënjestrën e shtypit, por dhe vëmendjes publike. Por, Mola nuk ka dashur t’i interpretojë fjalët e koleges së saj. Duke u shprehur se nuk e kuptonte maninë e njerëzve për të shndrruar çdo frazë të të famshmëve në burim komentesh ku ata shfaqin irritim dhe batuta satirike, aktorja duke qeshur u shpreh se së fundmi ka hequr dorë nga gluteni dhe në fakt do ti shijonin shumë simitet. “Unë vërtet nuk di çfarë të them! Nuk do të ishte aspak mirë të komentoja fjalët e koleges sime”- tha aktorja, e cila evitoi me çdo kusht ti shtohej masës së publikut që një kohë të konsiderueshme ia dedikojnë deklaratave të idhujve të tyre.