Ezgi Mola, një nga aktoret protagoniste në serialin fenomen të vitit ‘Apartamenti i pafajësisë’, i cili transmetohet nga e hëna në të premte në 3 Plus dhe Jolly HD, ka bërë një denoncim për muzikantin Kemal Kahraman, me të cilin ka pozuar për një reklamë, për kërcënime dhe ngacmime të vazhdueshme ndaj saj.
Sipas deklaratës se Mola, Kemal Kahraman, është prezantuar me të gjatë xhirimeve në vitin 2016 dhe i ka dhuruar asaj lule dhe që nga ajo ditë ai ka shkuar në të gjitha xhirimet e aktores duke u përpjekur të afrohet dhe të flasë me të.
Sipas aktores Kahraman, ka shkuar në sheshxhirim dhe i ka kërkuar të bisedojnë, por ajo duke vënë re përndjekjet e vazhdueshme prej gati 6 vitesh, e ka refuzuar duke i kërkuar të mos e ndjekë më. Pasi aktorja ka hyrë në makinë, Kemal e ka ndjekur nga pas duke vërshuar mbi të kërcënimët: “Do të të shkatërroj, do të të vras.”
Aktorja është shprehur se ndihet e frikësuar dhe nuk mundet të dalë as nga shtëpia e saj vetëm. Mësohet se edhe organet përkatëse kanë marrë një vendim për dëmimin e Kahraman për 2 muaj.