Ezgi Mola: “Do të qëndroj larg ekranit për një kohë të gjatë”/ Aktorja rrëfen arsyen

Showbiz

Aktorja e njohur  ka bërë një deklaratë që ka i trishtuar disi fansat të cilët kanë filluar ta ndjejnë mungesën e saj në projekte të reja. Emri i njohur që ende  kujtohet me portretizimin e  personazhit të paharrueshëm të Safijes në serialin “Apartamenti i Pafajësisë” ka deklaruar se do të qëndrojë larg ekraneve të mëdha për një kohë të gjatë. Mola u martua me biznesmenin Mustafa Aksakallı vitin e kaluar, prej pak kohësh po shijon për herë të parë mëmësinë. Pak kohë më parë ajo solli në jetë djalin e saj Can.

Në intervistën e fundit ajo nuk e fshehu se ishte mërzitur disi nga koha e kaluar më së shumti në shtëpi, por megjithatë ishte tepër e lumtur që  kujdesej për fëmijën e saj gjatë gjithë kohës. “Mungesa nga ekranet nuk kalon pa u ndier por megjithatë nuk mendoj të kthehem në sheshxhirim për një periudhë kohe të pacaktuar. Duhet dhe dua t’i përkushtohem plotësisht djalit tim “, citoi ylli i serialeve!