Evi Reçi rrëfen prapaskenat dhe emocionet në Sanremo 2023: “Madhështia e artistit, qëndron te thjeshtësia e tij”

Showbiz

Shumëkush foli dhe diskutoi pë festivalin e sivjetshëm të Sanremos, por një tetër këndvështrim disi ndryshe, erdhi nga artistja dhe moderatorja e njohur Evi Reçi, e cila pati fatin dhe mundësinë t’i shijonte emocionet e festivalit prestigjoz nga salla, fare pak larg dritave të skenës dhe shkëlqimit të artistëve. Në një intervistë ekskluzive për ‘Tring Stars’, ajo ka ndarë emocionet që përjetoi nga afër në natën finale të festivalit.

Ajo e cilësoi këtë eksperiencë sa ‘të bukur’ po aq edhe ‘të çuditshme’ dhe u shpreh se do ta kujtonte edicionin e 73-të të Sanremos për thjeshtësinë e këngëtarëve që performonuan në mbrëmjen finale në skenën madhështore. “Madhështia e artistit, qëndron te thjeshtësia e tij”, u shpreh Evi gjatë intervistës me moderatoren dhe gazeteren e emisionit Rudina Dobi. “Sanremo shkon përtej spektaklit! Është atmosfera që krijohet përpara fillimit të festivalit, promovimi i artistëve, mikpritja që ju bëhet atyre në ‘Green Carpet’, dhe patjetër thjeshtësia e tyre”, u shpreh ajo.

Reçi rrëfeu gjithashtu se kishte pasur edhe të tjera preferenca përveveç asaj për këngën fituese të Marco Mengonit ‘Due Vite’, e cila ishte një nga këngët pretendente për fitore që nga fillimi . “ Vura re se festivali sivjet, kishte shumë të rinj, të cilët përdorën emra artistik. Unë pata një pëlqim ndaj ‘Madame’, një vajzë e re, e cila gjithashtu ishte pretendente…”.

Ndërsa, si momentin më emocionues të kësaj mbrëmjeje ajo veçoi performancat e emrave të njohur Ana Oxa, Gianni Morandi, Massimo Ranieri e Al Bano që ngritën pesh zemrat e publikut në sallë, por gjithashtu edhe puthjen e paparitur të Rosa Chemical me Fedez, apo veshjet, e prezantueses së natës finale Chiara Ferragni. “Kjo e fundit  përmes veshjeve të saj, pëçoi mesazhe për fuqizimin e figurës femërore”-citoi Evi.

Pyetjes nëse mendonte se kishte pasur inskenime dhe skenare të sajuara aty për aty për efekte  show, ajo iu përgjigj:  “Mendoj se kishte inskenime për efekte show, por ishin të realizuara me kujdes të imtësishëm e gjithashtu unë besoj  se nuk munguan as momentet  e vërteta e spontane . Kjo ishte një eksperiencë e paharrueshme“, përfundoi Reçi rrëfimin e saj, duke na dhënë një panoramë  të detajuar të asaj që admiruesit e muzikës italiane dhe ndjekësit e  festivalit më prestigjoz italian ndër vite, ndoqëm nga ekrani, duke treguar emocionet e përjetuara nga afër.