Evi Reçi ka nisur prej pak javësh një eksperiencë të re televizive si moderatore e ‘Vizionit të Pasdites’. Ky format ju besua këngëtares pas largimit të Anila Çelës për një tjetër emision tjetër në ‘Vizion Plus’. Ajo ka folur për këtë eksperiencë të re në karrierën e saj dhe sesi është ndierë në këtë format.
“Nuk është e lehtë të zëvendësosh Anilën, por unë kam vendosur të sjellë diçka nga vetja ime,” ka thënë ajo. Evi rrëfeu se ftesa i erdhi nga Holta Dulaku pas bashkëpunimit më të hershëm për ‘Dancing with the Stars’.
Por paralelisht me këtë propozim, këngëtarja e njohur ka pasur edhe një tjetër kërkesë për bashkpunim të cilin nuk e kishte pranuar. “Po flisja me një kanal tjetër për një tjetër program, por vendosa të provoja pasditen. Programi që do të drejtoja do të ishte argëtues me muzikë dhe balet”,-ka treguar ajo. Ajo u pyet gjithashtu edhe për konkurencën dhe sesi do të mund t’ia dilte. Ajo tha : “E mira është që jam një orë më vonë, dua të bëj mirë punën time. Nuk jam natyrë që t’i shoh shumë këto gjëra”.