Pak ditë më parë këngëtarja e njohur Evi Reçi ka publikuar këngës e saj më të re “Margjelo” e cila është pritur mjaft mirë nga publiku. Kanë qenë të shumtë ata që e kanë komplimentuar këngëtaren për këtë projekt i cili i përshtatet mjaft mirë . Ndër ata që nuk i kanë kursyer fjalët e mira për Evin është edhe gazetarja Kozeta Kurti e cila me anë të një statusi në “Facebook” shkruan:
“Evin s’e kam pritur deri tek Margjeloja. Hapat e saj të ngadaltë, por të kujdesshëm i kam admiruar që prej fillimeve, tekstet e thjeshta, videot modeste dhe po ashtu, imazhin e pa degdisur në moçale grimi alla trotuaresh të pas mesnatës. Prenkë Jakova, Filip Ndocaj, Nikolin Gjergji e Klotildë Shantoja, autorët dhe interpretuesit e “Mergjelo”-s së famshme në edicionit e tretë të Festivalit të Dhjetorit do ta duatrokisnin Evi Reçin nga rradha e pare në një koncert recital të sajin. “Margjelo”, ky projekt dinjitoz, që i vjen aq ëmbël në vesh, çdokujt që muzika e vjetër shqiptare, i duket arkaike, démodé, le ta shijojë sipas tendencës së muzikës bashkëkohore elektronike. Për shembull Paul Van Haveri belg, apo i njohur më shumë si “Stromae”, nuk vjen as nga ndonjë planet tjetër, as nga ndonjë kohë tjetër, por shpesh, përfshirë edhe muzikën, kur është e “jashtme”, na “ndërkombëtarizon” më shumë, sepse sidomos brezi i pas viteve ’90 e ka të vështirë të besojë që muzika e këtij vendi i pati edhe ngjyrat e xhazit, edhe të bluzit, edhe të rokut…pavarësisht shtypjes që iu bë iniciativës së lirë krijuese artistike, në emër të ideologjisë. Vetëm kaq pak vëmendje e përkushtim, për ta bërë një këngë të mesit të viteve ’60, të duket e re edhe afro 55 vjet më vonë; pa t’u imponuar, pa t’i bërë veshët pis, pa ngjarë si “mish i huaj në hundë, pa rroba që duhet t’i veshësh mbrapsh t’u lexosh etiketën, pa makina që xhirojnë goma në rrugët e pashtruara të qyteteve tona që gëlojnë nga retë e zeza të tymit mbi krye, por thjesht, duke u kënaqur ta shohësh, po aq sa ta dëgjosh!
Evi,