Së fundm,i Evi Reçi u rikthye në ‘Tring Stars’, për të sjellë pak nga atmosfera e ‘Javës së Modës’ në Milano, organizuar dy javë më parë, ku ajo kishte ndjekur nga afër, dizenjimet e modeleve të reja, ngjyrave e kombinimimeve nga më të thjeshtat deri tek ato më ekstravagante në sfilatat e sjella nga emrat më të njohur të stilistëve, për sezonin vjeshtë- dimër 2023.
Përballë gazetares dhe moderators Rudina Dobi, Evi ka rrëfyer se muzika dhe moda janë dy nga pasionet e saj më të mëdha. “Kur i ndjek nga afër evente të tilla kaq të bukura si ‘Sanremo’ apo Milan Fashion Week’, ato marrin tjetër kuptim dhe duken akoma më të bukura”, u shpreh ajo. Ajo ka përshkruar detaje nga dy sfilata të ndjekura nga afër; atë të Sara Wong dhe Anna Kiki. Duke marrë shembull këto dy sfilata, Evi shpjegoi se kontrasti dhe elementet e përdorura në to ishin sa të thella, po aq edhe të bukura e misterioz e njikohsisht. “Në sfilatën e Sara Wong, kombinoheshin ngjyrat roz edhe jeshile” shpjegoi Evi, duke shtuar se stilistja me origjinë aziatike kishte kombinuar stilin e prejardhur nga vendi i i origjinës, me modernen e huazuar nga jeta australiane, ku ajo jeton aktualisht.”
“Nga ana tjetër, krejt ndryshe paraqitej sfilata e Anna Kiki, veshjet e së cilës ishin ndërtuar mbi një kombinim të veçantë të ngjyrave të errëta, kryesisht e zeza dhe grija, ngjyrave të metalit dhe për të thelluar kontrastin në këto kombinime edhe ngjyra e bardhë. Kapelet dhe xhaketat e mëdha, s’kishin si të mos binin në sy”, u shpreh Evi lidhur me një nga sfilatat që për të kishte qenë vërtetë mbreslënëse.
Por a mund të visheshin këto veshje dhe kombinime kaq interesante në jetën e përditshme? Sipas Evit, e cila gjykoi lidhur me këtë, duke u nisur nga ajo çka pa pa nga afër, jo të gjitha veshjet mund të ishin të përshtatshme për të na shoqëruar përgjatë aktiviteteve të rutinës së përditshme, por veç e veç, disa nga këto elemente, do të ishin shumë të veçanta për evente apo raste.
Ajo përfundoi duke thënë se edhe pse Milano është një qytet disi i errët dhe pa shumë dritë për shkak të ndërtesave të larta dhe arkitekturës që e bën të veçantë, ato ditë qyteti italian i modës, shkëlqente dhe ndriçonte nga ngjyrat e shumta dhe kombinime nga më verbueset. Po ashtu edhe stili i pasarelave që shfaqej madje edhe në rrugët e qytetit, të cilat vetëm i kanë shtuar atij gjallërinë dhe madhështinë në sytë e personave të shtëpisë dhe mysafirëve të shumtë të cilët ato ditë u ‘dehën’ nga moda milaneze dhe jo vetëm.