Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe më parë, mbrëmjen e sotme mbahet koncerti në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Në Romë janë mbledhur emrat më të njohur si Inva Mula, Dua Lipa, Reme Lahaj, Genc Tukiçi, Kledi Kadiu, Olen Çezari, Elhaida Dani, Lorik Cana, Eno Peci dhe Erza Muqolli, artistët që kanë bërë krenarë shqiptarët në mbarë botën me talentin e tyre.
Të gjithë të veshur me të zeza për t’u përshtatur sa më shumë me ambientin, artistët shqiptarë duken shumë elegantë. Ata nuk kanë ngurruar që të ndajnë me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale emocionet nga kjo mbrëmje e veçantë.
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa është shoqëruar edhe nga familja e saj dhe ka treguar se ndihet e nderuar që është ftuar për t’u bërë pjesë e këtij festimi dhe që do të ketë mundësinë të takohet me Papa Françeskun.