Eva Murati zbulon ëndrrën e fëmijërisë të cilën e ka bërë realitet

Showbiz

Eva Murati moderatorja bukuroshe në ekranin e ‘Tring’ është një nga emrat më të njohur për publikun. Mbrëmjen e djeshme Eva ka realizuar një ‘intervistë’ të shkurtër me ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dhe me publikimin e përgjigjeve ajo ka zbuluar se një nga ëndrrat e saj të fëmijërisë ka qenë të ishte një ‘showgirl’. Bashkangjitur përgjigjes Eva ka postuar një foto të saj të vjetrën, në të cilën ajo shfaqet me një mikrofon në dorë dhe e buzëqeshur.

“Të jem një ‘showgirl’. Më pëlqente çdo gjë që ka lidhje me artin, kënga, aktrimi, baleti, prezantimi dhe besoj se fakti që të shtëpisë nuk kishin qejf ma shtonte edhe më tepër adrenalinën dhe qejfin për t’u marrë”, ka shkruar ajo.