Eva Murati tregon si mori ftesën në Tiki Taka dhe gjithë eksperiencën e saj në Itali

Showbiz

Eva Murati, moderatorja e mirënjohur tashmë e platformës Tring dhe emisionit të shumë ndjekur shqiptar Studio e UEFA Champions League, mahnit italianët!

Vetë Eva ka marrë ftesën për të qenë prezente në emisionin Tiki Taka i cili transmetohet në gjigantin Italian Mediaset dhe bashkë me të ishte I ftuar edhe diali I legjendës së futbollit botëror, Diego Armando Maradona. Ky nga ky moment moderatorja jonë simpatike është kthyer në sensacionin e të gjitha mediave italiane e shqiptare, por jo vetëm…

Gjatë emisionit Eva ka befasuar dhe vetë moderatorin e Tiki Takas, Piero Chiambretti, i cili e ka komplimentuar jo vetëm për pamjen e saj por edhe për faktin që është e mirëinformuar dhe flet një italishte të përkryer.

“Vajza e Championsit në Shqipëri shkëlqen. Italiashtja e saj është mbresëlënëse”, – tha Chiambretti.

Gjatë emisionit Eva ka folur për rrugëtimin e saj në Champion League në platformën Tring si dhe për pasionin e saj për futbollin. Me Tring dhe Living ajo ka ndarë përmes një interviste të gjithë eksperiencën e saj atje…

 

Eva, si është të jesh e para dhe e vetmja femër në Shqipëri që ka drejtuar një emision sportiv për UEFA Champions League?

Eva- Eshtë vërtet një provilegj për mua të jem drejtuesja e një patente të rëndësishme si Champions League, edhe më tepër e nderuar të jem e para femër që e mban këtë detyrë. Të drejtosh emisionin me të rëndësishëm në botën sportive që përgjithsisht konsiderohet si botë meshkujsh, ka sfidat e veta e megjithatë jam e lumtur që kam dashamirësinë dhe mbështetjen e publikut sportiv i cili është eksremist, njeh vetëm dy emocione, dashurinë dhe urrejtjen, por që fatmirsisht ma ka dhënë bekimin e tij që në fillimet e mija.

Si ka qenë për ty rrugëtimi 5- vjeçar në platformën Tring për Studio e Uefa Champions League? Cili është momenti që do veçoje më tepër?

Kam vetëm kujtime të bukura, për mua Champions ka  qenë një dashuri e papritur por vërtetë e madhe.  Është një program impenjativ por përpos kësaj është dhe një emocion i madh! Në ditët e sotme ku edhe reality shoë bëhen me skenar, të prezantosh diçka si Champions ku çdo ditë është e ndryshme nga tjetra, çdo ditë është emocion i gjallë me plot të papritura është vërtet diçka e bukur. Prej  këtij fakti e kam të vështirë të përzgjedh një moment të vetëm por po zgjedh finalen e parë të Champions që kam prezantuar pasi e dija që vëmëndja e të gjitheve do të ishte aty për shak të rëndësisë së eventit dhe skuadrës sime Juventus e cila ishte në finale.

Të gjitha mediat po shkruajnë për prezencën tënde në emisionin Tiki Taka ne Itali…

Kush do ta kishte menduar qe Eva e vogël qe mësonte italisht nga filmat e animuar të Italia Uno do të rritej dhe nje ditë do te dilte në një prej  programeve kësaj medie kaq te rëndesishëme! Duket si finalizimi i një ëndrre të bukur!

Si e more ftesën në programin Tiki Taka?

Do të marr kohë më gjatë për të folur për këtë por shkurtimisht po them se u kontaktova nga stafi i produksionit, donim ne të benim një  hyrje më të hershme në program, por e kisha me merak të mbyllja 1/16 e Champions League këtu në Shqipëri për të vazhduar me plane të tjera kështu që debutimi im në Mediaset u shty për pas shortit.

Si ishte eksperienca në një nga programet e futbollit në Italinë fqinje, një vend ku futbolli është vlerë më vete?

Vërtetë fantastike! Italianët janë mjeshtër të televizionit vërtetë e çojnë në një nivel tjetër atë prandaj nuk kishte si ishte një eksperiencë jo e mirë. E pabesueshme sesa shumë mund te mësosh kur e prek nga afër dicka të tillë. E konsoderoj veten me fat sepse edhe në Shqipëri gjithmonë kam punuar me më të mirët në treg, me ata profesionistë që vërtetë kanë lënë gjurmë, por kjo eksperiencë do të mbetet e paharruar për mua.

Cilët përsonazhe takove, na trego diçka nga prapaskenat dhe si u zhvillua udhëtimi dhe eksperienca jote?

Të parin Piero Chiambtetti, prezantuesin historik të Mediaset që tashmë prezanton TikiTakën por që e kam ndjekur tek Chiambretti Night, Massimo Mauro, ish futbollist legjendar i cili ka dalë kampion Italie me Juventusin dhe me Napolin e Maradonës.

Francesco Graziani ose siç e thërrasin të gjithë Ciccio,kampion bote i italise së 82′, Nicola Berti, legjendë e interit dhe nën-kampion bote, komentatorin Francesco Oppini dhe Pascal Vicedominin që e njoh në fakt nga një tjetër pasion timin, nga kinematografia sepse është krijues i festivalit të filmit Capri -Hollywood. Të gjithë ishin shumë mikpritës në prapaskenë, sigurisht që u habiten kur panë se isha pjesë e të njejtit panel me to pasi vajzat simpatike në Tiki Taka zakonisht i pozicionojnë në një tjetër vend të studios por më pas më përgëzuan për njohuritë për futbollin pasi emisioni filloi dhe u njohëm më mirë.

A e ndieve veten mjaftueshëm të përgatitur dhe a të pëlqeu debati që u zhvillua ?

Tashmë u bë kohë që jam në studio televizive dhe mund të bëj diferencën. Debati ishte teper luftarak dhe duhet te ngurje zërin (ndoshta edhe më tepër se sa unë preferoj) për të marrë fjalën. Gjithsesi mendoj se përgatitja ime prej 5 vitesh në Champions League ishte mjaftueshëm për të treguar veten dhe per të marrë shumë komplimente jo vetëm nga personalitetet në studio por edhe nga shumë italianë në rrjete sociale qe nuk më njihnin por që shprehnin dashamirësinë maksimale ndaj meje pas pranisë sime në Mediaset.

Në Tiki Taka, janë të  ftuar persona me peshë dhe kontribut të madh në botën e futbollit, a ishin kurioz ata për Shqipërinë dhe për dashurinë që kanë shqiptarët për futbollittn dhe skuadrat italiane ?

Kjo tashmë është diçka që italianët e dinë, që Italia ka qenë nje dritare shumë e rëndësishme për Shqipërinë sidomos në periudhën post komuniste, por nuk doja të fokusohesha vetëm këtu se kjo është thënë e stërthënë. U përpoqa të flisja më tepër per traditat tona, bukurinë natyrore dhe për faktin sesa shumë italianë kanë prej vitesh bizneset e tyre në Shqipëri dhe besoj se kjo e fundit ishte ajo qe i joshi dhe kuriozoi më teper. Artistët dhe sportistët e kanë këtë detyrë të jenë ambasadorët më të mirë të vendit të tyre.