Eva Murati nuk ia ‘përton’ Romeos kur ai e pyet në lidhje me…

Showbiz

Historia e saj e dashurisë me Genarin është shkruar si një skenar Hollivudi. Ata janë njohur gjatë pushimeve të verës. Pranë shtëpisë së familjes së saj në bregdetin e Golemit, ishte një lokal ku Genari kishte shkuar me miqtë e tij. Aty u pane për herë të parë dhe që atëherë nuk janë ndarë më nga njëri-tjetri. “Unë sapo kisha përfunduar klasën e 9-të dhe do të shkoja në shkollën e mesme ‘Petro Nini Luarasi’…. por pavarësisht nga kjo, duhet të më ketë ngjallur emocione të forta, sepse kujtoj gjithçka nga ajo ditë….

Kjo ka qenë periudha kur Eva nuk e kishte problem të fliste për marrëdhënien e saj e kështu do të shprehej për Genarin. Tashmë Eva e ka lënë në heshtje këtë temë. Një prej vajzave më të bukura të ekranit, që i janë besuar shumë projekte televizive, ndër to më i rëndësishmi moderimi i programit kushtuar Championsit, ishte e ftuar në puntatën e dytë të 3shave e sigurisht mes trekëndëshit të Bermudës, nuk kishte si t’i shpëtonte pyetjeve me spec.

“Kur ke puthur për herë të parë” ishte një ndër pyetjet e para, nga ato më të lehtat siç pohoi Romeo, si për ta përgatitur Evën që pyetje më të vështira do të vinin. Bukuroshja nuk e mbante mend moshën, por kujtonte që ishte në klasë të tetë.

Më pas pyetja në vazhdim dukej se parashikohej: A është e lidhur Eva?
‘Jam përpjekur ta evitoj këtë pyetje, është bërë bozë në çdo emision të mundshëm! Më përpara përgjigjesha lirshëm më intervista, ndërsa tani që jam pjekur përpiqem ta ngre figurën time publike. Jam duke larë haqet, të folurit pa doganë, në intervistat më parë. Është një pjesë e parëndësishme për figurën time’, tha Eva! Ama pyetjes ‘Do bëheshe nuse në Shkodër?’, Eva u përgjigj: ‘Pse jo’.

Më poshtë mund të ndiqni videon e plotë: