Eva Murati jep mendimin për koleget e sportit!

Showbiz

Eva Murati është një nga moderatoret më simpatike të ekraneve shqiptare dhe gjithashtu është një nga personat që publiku shqiptar ka më shumë përzemër.

Për Evën, moderimi i një emisioni sportiv pë UEFA Champions League erdhi rastësisht, por është një punë që i jep kënaqësi, ndërkohë që paralajmëron edhe projekte të reja.

Por cili është mendimi i Eva Muratit për moderatoret e tjera të emisioneve të sportit?

Hygerta Sako – Kam shumë respekt për Hygertën, është vajzë shumë e mirë, serioze, shumë e përgatitur. Nuk di të them një defekt.

Ilda Bejleri – E k.am ndjekur pak, jo shumë, është ok. Natyra e emisionit është pak ndryshe nga emisioni im, ne e bëjmë pak më serioz.

Lei Kraja – Me Lein isha në një darkë mbrëmë. Është shumë e mirë dhe shumë e bukur. Ka marrë një risk shumë të madh përsipër duke ardhur nga një vend tjetër për të punuar direkt në ekran. Unë nuk do ta bëja.

Viola Spiro – Vajzë shumë e mirë, e përgatitur. Edhe me Violën kemi bërë spote publicitare.

Enkelejda Zejko – Është shumë e përgatitur, kam qenë fanse e saj.