Eva Mendes dhe Ryan Gosling presin fëmijën e tyre të dytë

Showbiz

640_place_beyond_the_pines.jpg

Ryan Gosling thyen përsëri zemrat e fansave të tij. Aktori ka deklaruar se është në pritje të fëmijës së tij të dytë me të dashurën e tij Eva Mendes. Sipas Us Weekly, Mendes – nëna krenare e një vajze 17 muajshe të quajtur Esmeralda, është munduar ta fshehë barkun e saj në një set fotografish në Shkurt në Los Angeles.

Gosling, 35 vjeç dhe Eva, 42 u bënë prindër për herë të parë në vitin 2014. Gjatë shtatzanisë, ata u treguan mjaft diskret duke mos dhënë asnjë lajm për pritjen e një fëmije.

“Jam një nënë vazhdimisht shumë e lodhur, – është shprehur Mendes – aktualisht nuk kam një dado që të më ndihmojë, por po e mendoj të marr një në të ardhmen. Fatmirësisht, Esmeralda ka dy gjyshe të mrekullueshme të cilat vijnë shpesh për të më ndihmuar.”