I pari që u konfirmua se do të ishte pjesë e Eurovizionit, ishte Eugent Bushpepa. Ai do të përfaqësojë Shqipërinë, pasi fitoi Festivalin këtë vit.
Menjëherë pas tij, u bë i ditur lajmi se edhe Eleni Foureria, do të jetë pjesë e këtij konkursi. Këngëtarja shqiptaro-greke, do të jetë aty për të përfaqësuar Qipron.
Tashmë është konfirmuar edhe emri i Ermal Metës. Mes shumë polemikave në Sanremo, këngëtari fierak ka arritur të triumfojë. Së bashku me kolegun e tij, Ermali do të përfaqësojë shtetin fqinj, Italinë.
Së fundmi, kësaj liste i është shtuar edhe Shpat Kasapi. Këtë gjë e ka zbuluar vetë këngëtari. Edhe pse kjo gjë nuk është vendosur përfundimisht, Shpati ka deklaruar se mund të përfaqësojë Maqedoninë në këtë garë. Kënga e tij është ende duke u vlerësuar nga juria maqedonase, së bashku me konkurrentët e tjerë. Këto ditë pritet që të zbulohet përfundimisht nëse ai ka fituar nga juria të drejtën për të përfaqësuar Maqedoninë apo jo.