Ish përfaqësuesi i Suedisë, Eric Saade i cili u rikthye në skenën e Eurovisionit pas 12 vjetësh për të kënduar këngën ‘Popular’, shkeli rregullin kryesor kur performoi në ceremoninë hapëse të Eurovisionit. Gjesti i tij, shkaktoi reagime të mëdha tek organizatorët e Eurovisionit. Nuk ishte një detaj që mund të kalonte pa u vënë re fakti se gjatë performancës Saade kishte vendosur në dorën e tij shallin simbolik të Palestinës.
Ndërkohë kujtojmë se Shqipëria do të performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të Eurovisionit. Besa Kokëdhima pritet të elektrizojë skenën me këngën “Titan”.
Gjysmëfinalja e parë u mbajt të martën më 7 maj ku përformuan 15 shtete, prej të cilave 10 vende siguruan finalen e madhe.