Eurovision 2020; Kur do të performojë Arilena Ara

Showbiz

Eurovision 2020 do të mbahet në muajin Maj në Roterdam, Hollandë. Ky është festivali i 65 i këngës në Eurovizion dhe Shqipëria do të përfaqësohet nga këngëtarja e njohur, Arilena Ara.

Ditën e djeshme është hedhur shorti dhe është bërë e ditur dhe renditja e Shqipërisë, se kur do të performojë.

Arilena do të performojë në natën e dytë gjysmëfinale dhe është e 18-ta në rradhë.

Nata e parë gjysmëfinale mbahet më 12 Maj, nata e dytë më 14 Maj, ndërsa finalja e madhe mbahet më 16 Maj.