Euro 2024/ Mes puthjesh e përqafimesh, Morata feston fitoren e Spanjës në krahët e familjes

Showbiz Sport

Alvaro Morata ka festuar fitoren e Spanjës në Euro 2024 me familjen e tij, që njëherësh ka qenë përkrahja më e madhe në Kampionatin e këtij viti.  Morata, 31 vjeç, ishte kapiten i Spanjës në fitoren e katërt rekord të Kampionatit Evropian në Berlin.

Ylli i Atletico Madrid shënoi golin hapës të turneut për La Roja. Në përfundim, ai nxitoi në tribunë për të festuar me bashkëshorten e tij, Alice Campello.Dyshja dhuruan momente të bukura, pamje këto që u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale. Morata dhe Alice, kanë katër fëmijë së bashku dhe një martesë të lumtur. Ata u fotografuan duke shkëmbyer puthje e përqafime me njëri-tjetrin. 

Pas takimit për herë të parë në vitin 2016, kur Morata luajti për Juventusin, një vit më vonë, çifti u martua në një ceremoni madhështore që u ndriçua nga prania e yjeve të shumtë nga bota e sportit dhe show bizit.