Ashtu si të gjithë pjesëmarrësit në Eurovizon edhe Shqipëria duhet të mbajë një tur promovues të këngës përfaqësuese në gjithë Europën. Kështu, Eugent Bushpepa duhej të ishte i pranishëm në disa vende, por një problem teknik mesa duket ka bërë që turi promovues të mos vazhdojë. Ditën e djeshme Eugenti ka bërë një status në ‘Facebook’ të cilin më pas e ka fshirë.
“Duam t’u bëjmë me dije se për shkak të disa problemeve teknike Eugent Bushpepa nuk do të jetë pjesë e turit promovues për Eurovizion 2018 në Tel Aviv, Amsterdam, dhe Madrid”, – thuhej në status. Disa media shqiptare dhe të huaja thonë se problemi me vizën ka bërë që Eugenti të mos marrë pjesë edhe në festën e Eurovizionit në Londër, megjithatë kjo gjë nuk është konfirmuar ende nga delegacioni.