Vetëm pak muaj më parë është bërë nënë për herë të tretë, e një vajze të bukur të cilën e quajti Damar Brooklyn, na ka dëshmuar një anë tjetër të panjohur të karakterit të saj: faktin që është tërësisht pa komplekse për sa i takon fizikut dhe pamjes së jashtme. Në këtë sezon vere, ajo ka preferuar të pushojë bashkë me familjen, ndërsa shpesh ka postuar në instagram foto të ndryshme, ku shfaqet me rroba banje, e sigurisht jo në formën më të mirë të sajën fizike, pas tri shtatzënive, e ndërsa vajza e vogël ushqehet ende me gji.
Ka mjaftuar kjo që një nga ndjekëset e saj t’i shkruajë: “Na e shpife, mos nxirr më foto”! Menjëherë pas këtij komenti, ka reaguar Armina Mevlani, në shenjë të dukshme solidariteti ndaj Estelës, dhe femrave në përgjithësi. Ajo shkruan: ” Çdo femër është e mrekullueshme dhe ne femrat duhet të mbështesim njëra-tjetrën dhe jo të flasim kështu. Ajo është me bebe të vogël dhe pa komplekse, siç e ka bërë natyra dhe 100 herë më mirë se sa një pamje false me silikon”.