Estela Ujka flet për tumorin dhe zhgënjimin nga mjekët shqiptarë!

Showbiz

ujka estela
Prej disa javësh u bë publike historia personale e Estela Ujkës, e cila foli hapur për luftën me tumorin, një problem shëndetësor që e përballoi me shumë forcë gjatë 2018-ës. . Ajo zbuloi se tumorin e kuroi në SHBA dhe qe një luftë e vështirë, të cilën e përballoi me ndihmën e familjes së saj.

50668141 411488186259195 4708266312357380096 n

Ndërsa sot, bloggerja e njohur foli sërish për luftën me tumorin. Këtë herë zbuloi disa detaje më tepër rreth situatës së vështirë që kaloi.“Për fat është një tumor që është mes malinjit dhe beninjit. Pra, nuk është malinj me rrisk jete, por nëse ndërhyrjet nuk kryhen siç duhet, mund të ketë pasoja fatale. Për fatin tim të keq, hera e parë në spitalet private shqiptare nuk rezultoi e suksesshme dhe këtë duhet ta them. Edhe pse m’u tha se nuk do të ketë rrezikshmëri dhe nuk do të përsëritej, u përsërit”,- rrëfeu Estela.

estelaujka

Më tej ajo vazhdoi fjalën duke vënë theksin tek fakti që mjekët shqiptar në asnjë moment nuk i thanë që do përsëritej ky problem, por fatkeqësisht nuk ndodhi ashtu. Prandaj Estela u largua drejt Amerikës për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare tumorit.“Ndërhyrja herën e dytë në Amerikë ishte radikale. Nuk u ndërtua më gishti ku ndodhej tumori, por vendosëm për një amputim të gishtit (prerje të gishtit)”,-shpjegoi ajo.