Esra Dermancioğlu për vitin që po lëm pas: “Po mbyll një vit të tmerrshëm”

Showbiz

Esra Dermancioğlu, e cila vazhdimisht tërheq vëmendjen me postimet e saj në rrjetet sociale dhe me deklaratat e forta, është parë së fundmi në një qendër tregëtare dhe në një intervistë me gazetarët ka rrëfyer se edhe pse gjatë jetës ka kaluar kohë të vështira, asnjëherë nuk ka kërkuar ndihmë nga një psikiatër.

Aktorja i njohur si personazhi i Mukadesit në serialin “Fatmagyl”, ka zbuluar se ndihej e lumtur që ky vit po mbaronte, pasi për të kishte qenë një vit i tmerrshëm. Ajo ka ndarë gjithashtu mendimin se çfarë mund të bëhet për të parandaluar vjedhjen e ideve dhe u shpreh se sipas saj zgjidhja e vetme është të ngrihet zëri.”Unë kam përjetuar diçka të tillë dhe kam kuptuar se është shumë e rëndësishme të mos heshtësh”.

Pyetjes konkrete nëse asaj i ishte vjedhur ndonjë projekt në të kaluarën, Esra iu përgjigj: “Po, një skenar i imi është vjedhur dhe unë jam prekur shumë nga kjo! Nuk heshta dhe  u ankova aty ku duhej”, rrëfeu  aktorja e cila nuk ka preferuar të ndaj detaje.