Esra Dermancıoglu, aktorja që përcjell personazhe plot ngjyra në seriale të shumta, ndër to personazhin pikant të Mukades në serialin “Fatmagyl”, ka festuar ditëlindjen e saj me një video të postuar në instagram ku shfaqet duke kërcyer e shpenguar dhe duke pastruar në të njëjtën kohë. Ajo e shoqëron postimin me një mbishkrim i cili na tregon se ajo ‘po feston’ ditëlindjen: “Sapo kam mbushur 53 vjeç! Sa mirë kam jetuar deri në këtë moshë, por më të bukura janë 18 vitet e fundit 🙂”- ishin fjalët e Esrës duke treguar mirënjohje për cfarë i ka ofruar jeta. Aktorja e famshme edhe më parë ka tërhequr vëmendjen me videot e saj origjinale të cilat janë komentuar gjatë. Së fundmi ajo ishte pjesë e një bashkëpunimi me aktorët Ojky Karajel dhe Akin Akınözü. Dermancıoglu, e cila numëron më shumë se 500 mijë ndjekës në Instagram, ka bërë të ditur përmes videos se nuk mund të jetë përjetësisht e re, por të gjithë ne e dimë se ajo mbetet gjithmonë unike dhe e dashur me interpretimet e saj, përmes batutave të personazheve që përcjell, të cilat shpesh krijojnë ngatërresa dhe trazira në jetën e personazheve të tjerë.