Së fundmi Era ka treguar se momentalisht është single dhe se po shijon veç suksesin e projektit të saj të ri muzikor, “Telat e zemrës”. MIrëpo, këngëtarja ka zbuluar edhe një detaj tjetër. Sigurisht që më përpara ka patur një lidhje, e cila si duket nuk përfundoi dhe aq mirë. Era tregon se për një moment, kishte dyshuar për një tradhëti të mundshme nga ana e partnerit dhe thjesht nuk mundi të mbante dot qetësinë, duke e goditur atë me çfarë të kishte mundësi.
“Ishte thjesht një moment! Për herë të parë në jetën time, dola nga rrobat dhe u zgjova pasi gjithë ky tmerr përfundoi. E godita me ç’të mundja. Mendova se më tradhëtoi. Tashmë, normalisht që nuk jemi më bashkë,” ka thënë Era.