Reperi i njohur prej kohësh ka bërë publike historinë e tij të dashurisë me Kejsin, vajzën bukuroshe e cila i ka rrëmbyer zemrën. Por, në Instagramin e Stresit, parpritur nuk gjeni dot më foto të Kejsit dhe as dedikimet që reperi i ka bërë shpesh herë.
Këtë gjë e kanë vënë re të gjithë fansat, të cilët filluan duke pyetur nëse historia mes tyre kishte marrë fund. Fatmirësisht, çifti vazhdojnë të jenë po aq të dashuruar dhe të lumtur sa më parë. Stresi ka zbuluar se dikush i ka hack-uar profilin e tij në Instagram si dhe ka fshirë fotot. Megjithatë, tashmë ai e ka rimarrë profilin e tij dhe së shpejti mund të shihni në postimet e tij edhe Kejsin.