Është martuar në fshehtësi të plotë? Detaji që kap “mat” reperen e famshme!

Showbiz

Nicki Minaj së fundmi ka ngjallur dyshime se mund të jetë martuar në fshehtësi me të fejuarin Kenneth Petty.
Reperja 36-vjeçare, e ndryshoi bio-n e saj në Twitter duke marrë emrin Zonja Petty të premten, dy javë pasi mori një licencë martese në sallën e gjyqit të Beverly Hills.


Ky detaj që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, vjen vetëm disa ditë pasi Nicki zbuloi se ishte duke planifikuar të martohej me Kenneth pas 80 ditësh.
Duke qenë se reperja ka qenë shumë e zënë me albumin e ri, ajo vazhdimisht e kishte shtyrë ceremoninë e dasmës për më vonë. Por me sa duket këtë herë mund të mos kenë pritur aspak për të kurorëzuar dashurinë.
Kujtojmë se reperja është kritikuar shumë për romancën me Kenneth, i cili është akuzuar edhe për ngacmim seksual.