Ebru Şahin, aktorja e dashur për publikun e Tring, e cila ende kujtohet me portretizimin e shumë personazheve, mes tyre atij të Rejanit në serialin me po të njëjtin titull, ka zgjedhur Çeşmen, si stacionin e pushimeve të saj në këto ditë të nxehta korriku.
Së bashku me bashkëshortin e saj, basketbollistin e njohur Cedi Osman, ata janë kthyer në vendlindje për të shijuar magjinë e plazheve të Turqisë.
Çifti është fotografuar nga reporterët, teksa duken të shkujdesur ndaj shikimeve plot interes të fansave që i rrethonin, teksa shijojnë detin dhe diellin, pa i kushtuar vëmendje shikimeve kureshtare që drejtoheshin nga ata.