Pas gjithë lajmeve që qarkulluan për fitoren e mundimshme të këngëtarint në Sanremo 2018, Ermal Meta kthehet sërish në qendër të vëmendjes. Këngëtari ka qenë pjesë e një emisioni në Itali, ku i ka bërë një surprizë bashkëshortes dhe vajzës së një burri të sëmurë me kancer.
Burri i sëmurë, kishte kërkuar që Ermali dhe Fabrizio Moron të ishin prezentë në emision, për t’i bërë kështu një dhuratë vajzës së tij. Pasi dëgjuan historinë e burrit, këngëtarët të emocionuar, kanë vlerësuar dashurinë e madhe për familjen, nga një person që po lufton për jetën dita ditës. “Ky ishte një mësim shumë i bukur dashurie dhe jam i sigurt që do të bëhet këngë,” tha Ermali.