Ermal Meta, çmimi i tretë në Sanremo

Showbiz

lapr2016 kxie 656x369corriere web nazionale 640x360

Ermal Meta, këngëtari Shqiptar arrin të rrëmbejë çmimin e tretë në festivalin Italian Sanremo. Ai konkurroi së bashku me zërat më të mirë të vendit dhe fitoi zemrat.
Në një intervistë të dhënë pas festivalit, këngëtari 35 vjeçar u shpreh se fitoren e tij ia dedikon të ëmës. “U frymëzova nga një histori e vërtetë dhe fjalët e kësaj kënge i shkrova për të dhënë një mesazh, që mos t’i bindemi e të mos i nënshtrohemi kurrë çfarëdolloj dhune. Këngën ia dedikoj nënës sime, gruaja që më mësoi mos t’i bindem asnjëherë dhunës”,- tha Ermali.