Ermal Meta është kthyer në një nga këngëtarët më të preferuar të momentit në Itali. 37 vjeçari nga Fieri, vazhdon të korrë gjithmonë e më tepër sukses në karrierën e tij. Vetëm vitin e fundit, ai ka arritur të mbajë vendin e tretë në Sanremo 2017, të jetë antar i jurisë në Amici, çmimin “Best Italian Act” dhe sigurisht fitoren e bujshme të festivalit të këngës në Itali.
Kryebashkiaku i Bari-t i ka akorduar këngëtarit një çmim nga qyteti ku ai ka jetuar për vite me radhë: “Për talentin e jashtëzakonshëm dhe suksesin e merituar,” citojnë mediat italiane. Mund të themi që Ermali duhet të jetë mëse krenar për këto arritje e mbi të gjitha, tashmë presim akoma më shumë prej tij.