Prej kohësh qarkullojnë lajme se bashkëshortja e Ermal Fejzullahut është shtatzënë për herë të katërt. Megjithatë pak kohë më parë Ermali e mohoi. Ai ka pritur deri sot për ta bërë publik lajmin se familjes së tyre do t’u shtohet edhe me një anëtar.
Ditën e sotme ka qënë vetë Ermali ai që e ka konfirmuar lajmin.“Po, është e vërtetë. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë, kjo ka rëndësi”, -është shprehur ai. Këngëtari shtoi se gjininë nuk e dinë ende dhe kjo ndoshta sepse Ariana është në muajt e parë.